23:19 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2023 / MSH

United mposhtet nga Newcastle

“Bardhezinjtë” e Newcastle kanë arritur një fitore madhështore, mbrëmjen e kësaj të shtune, teksa në “St. James Park” kanë mundur, me rezultatin minimal, 1 me 0, “Djajtë e Kuq” të Manchester United, përballjen e vlefshme, për javën e 14-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Goli i vetëm i sfidës ka ardhur në minutën e 56’, teksa pas një pasimi fantastik, të Kieran Trippier, “fantazisti” i sulmit, Anthony Gordon, i pozicionuar siç duhet nga brenda zonës dërgon topin në rrjetën e boshatisur të Onana, duke “vulosur” fitoren e djemve të Eddie Howe.

Falë këtij rezultati, Newcastle ngjitet në vendin e 5-të të tabelës, me plot 26 pikë, duke hyrë në zonën e kupave të Evropës, ndërsa “Djajtë e Kuq” të Manchester United bien në vendin e 7-të të renditjes, teksa deri më tani kanë grumbulluar vetëm 24 pikë.