15:14 / E Hënë, 09 Shtator 2019 / indeksADMonline

Unitedi ofroi 75 milionë euro për Kroosin, kjo është arsyeja që dështoi transferimi

Gjatë kësaj verë Manchester Unitedi ka bërë një ofertë për mesfushorin e Realit, Toni Kroos.

Sipas mediave angleze “Djajtë e kuq”, kanë ofruar 75 milionë euro për gjermanin, ofertë e cila është refuzuar nga gjiganti spanjoll.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, do ta pranonte këtë ofertë, mirëpo Zidane refuzoi ta shiste lojtarin.

Sipas shumë spekulimeve tekniku francez kërkoi nga Perezi të mos e shiste lojtarin dhe t’ia vazhdonte kontratën deri në vitin 2023.