20:24 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

United përmbysë Cityn në ‘Etihad’ , Mou ia shtyn festën Guardiolës

Manchester United ka bërë një përmbysje spektakolare duke mposhtur rivalin e qytetit me rezultat 2-3.

Vendasit mbyllën pjesën e parë me dy gola të shënuar. Kompany shënoi golin e parë në minutën e 25-të, ndërsa vetëm 5 minuta më pas shënoi edhe Gundogan.

Në pjesën e dytë ndryshuan gjërat. Paul Pogba ngushtoi epërsinë në minutën e 53-të. Vetëm dy minuta më pas, i njejti lojtar barazoi rezultatin.

Për golin e fitores u përkujdes qendërmbrojtësi Smalling, i cili shënoi në minutën e 69-të.

Kështu skuadra e Guardiolës duhet të pres së paku deri javën tjetër të festoj titullin kampion, ku luan si mysafirë i Tottenham. /IndeksOnline/

Temat: