08:29 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Unitedi kërkon portierin e rivalit lokal (Foto)

Skuadra e Manchester Unitedit është duke kërkuar një portier të dytë.

“Djajtë e Kuq” po përgatiten të bëjnë një ofertë për t’ia rrëmbyer portierin Joe Hart skuadrës së Manchester Cityt, transmeton IndeksOnline.

Sipas “The Sun”, Unitedi e kërkon Hartin si zëvendësues të Sergio Romeros, i cili me shumë gjasa do të largohet nga “Old Trafford”.

Hart së fundmi ishte pjesë e West Hamit, por ai tani është rikthyer në klubin e Citizën./IndeksOnline/