08:16 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Unitedi përgatit ofertën për yllin e PSG-së

Skuadra e Manchester Unitedit dëshiron ta transferoj yllin e Paris Saint Germain, Marco Verratti.

“Djajtë e Kuq”, janë duke menduar seriozisht për ta sjellë yllin italian në “Old Trafford”, transmeton IndeksOnline.

Jose Mourinho është një adhurues i madh i mesfushorit, kështu një ofertë tashmë është bërë gati.

Për Verrattin të interesuar janë shumë klube, por ai disa herë e ka cekur që nuk do që të largohet nga “Parku i Princave”.

Kujtojmë që Unitedi është afër transferimit të mesfushorit nga Shakhtar, Fred për 75 milionë funta./IndeksOnline/