75 Mall Live Search
09:41 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Universiteti liron studentët gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës

Kupa e Botës është ngjarja më e madhe sportive në botë.

Duke pasur parasysh interesimin e madh të njerëzve për ta shikuar, ka vende të tilla ku kombëtarja e tyre është primare edhe para gjërave tjera.

Studentët e një universiteti në Uruguaj kanë marrë lajmin që sigurisht nuk e kanë pritur.

Universiti Katolik i Uruguajit ka vendosur të pezulloj orët e klasës gjatë turneut në Rusi.

Faqja e universitetit ka shkruar: “”Sporti në përgjithësi dhe sidomos futbolli, është një element që na definon si uruguajas. Ka virtytin e krijimit të një ndjenje të përbashkët të unitetit që është e rrallë në ditët tona.

Një nga misionet kryesore të studentëve të universitetit është të jemi të vëmendshëm ndaj realitetit që na rrethon. Nga një frymë kritike dhe akademike, por edhe e zhytur në të, vibruese dhe pjesëmarrje me shoqërinë”. /IndeksOnline/