75 Mall Live Search
10:03 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Urime ditëlindjen e 85-të Nexhmije Pagarusha! Faleminderit për këngët që na dhurove

Këngëtarja Nexhmije Pagarusha feston sot ditëlindjen e 85-të.

Ajo njihet si Bilbili i Këngës Shqipe, por shpesh është cilësuar edhe si Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor.

Veprimtaria e saj 50 vjeçare përfshin një numër të madh këngësh të cilat mbetën të pavdekshme, ndërsa ”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga Rifat Kukaj, shkruan Indeksonline.

Në Kosovë, Nexhmije Pagarusha është shpallur si ‘Këngëtarja e Shekullit” kurse në vitin 2012 presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin “Nderi i Kombit”. Me medalje mirënjohjeje dje ajo është dekoruar edhe nga presidenti amerikan Donald Trump.

E lindur më 7 maj të vitit 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës, ajo ndër vite ka treguar se është artistja më e kompletuar që populli shqiptar ka pasur ndonjëherë./Indeksonline/