19:57 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Urimi i Trump dhe Melani për Krishtlindje! Ja ku do e kalojë Vitin e Ri familja presidenciale

Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë të hënën publikuan një mesazh të përbashkët nga Shtëpia e Bardhë për festën e Krishtlindjes.

Klipi u regjistrua para se familja presidenciale të linte Washington DC për Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, ku do kalojnë edhe pushimet e fundvitit.

“Amerikanët e mi, Melania dhe unë dëshirojmë që Amerika dhe gjithë bota të kalojnë Krishtlindje të lumtura”, thotë presidenti në fillim të videos.