09:01 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

US Open: Fitore impresive e Serena William në rrethin e parë

Gjashtë herë kampionia, Serena Williams është rikthyer në US Open me një fitore në rrethin e parë ndaj polakes, Magda Linette.

36-vjeçarja mungoi në Grand Slamin e vitit të kaluar pasi solli në jetë vajzën e saj, Olympia pak pasi turneu filloi.

Në mbrëmjen hapëse dje në ”Arthur Ashe Stadium”, ajo fitoi me rezultat, 6-4, 6-0 ndaj kundërshtares së saj nga Polonia, transmeton IndeksOnline.

Në rrethin e dytë, Williams do të përballet me gjermanen, Carina Witthoeft.

Williams ka gjasa që të përballet me motrën e saj më të vjetër, Venus në rrethin e tretë, pas eliminimit të Simona Halep nga Kaia Kanepi./IndeksOnline/