11:12 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

US Open: Kerber dhe Kvitova eliminohen në rrethin e tretë

Angelique Kerber dhe Petra Kvitova janë eliminuar nga US open të shtunën, duke e lënë vetëm kampionen në fuqi, Sloane Stephens të vetme nga top-gjashtja në këtë garë.

Kampionia e Wimbledonit, Kerber është mposhtur, 3-6, 6-3, 6-3 nga sllovakja, Dominika Cibulkova në rrethin e tretë.

Dy herë çerekfinalistja, Kvitova është mposhtur, 7-5, 6-1 nga bjellorusja, Aryna Sebalenka.

Asnjëra prej fituesve të Grand Slams nuk janë në këtë kompeticion këtë vit pas eliminimeve befasuese./IndeksOnline/

Temat: