23:22 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Usain Bolt takohet me bashkëlojtarët, “Futbolli nuk është shpejtësi, është taktikë” (Foto)

Të gjithë janë të befasuar me të ardhmen e atletit/rekordmenit botëror, Usain Bolt.

Njeriu më i shpejtë, ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin futbollistik, Borussia Dortmund, shkruan IndeksOnline.

Ai sot mori pjesë për herë të parë në seancën stërvitore me bashkëlojtarët e tij.

Në fotot e publikuar nga vet atleti xhamajkan, shihet se si kampioni botëror, Mario Gotze i tregon se “futbolli nuk ështëvetëm  shpejtësi por duhet pasur teknikë dhe taktikë”.

Mbetët të shihet se si do të jetë paraqitja e Boltit në sportin e futbollit, ku të gjithë janë në dijeni për talentin që ka./IndeksOnline/