23:50 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ushtria e Kosovës “s’do ta zëvendësojë KFOR’in”

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, e ka quajtur sfidues procesin e tranzicionit të FSK’së, nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.
Megjithatë, ai ka bërë të ditur se Kosova nuk ka hequr dorë nga angazhimi i vazhdueshëm për këtë proces, me anë të ndryshimeve kushtetuese.

Ramadani ka thënë për “Epoka e re” se kurdo që të jetë e mundshme, ndryshimet kushtetuese do të realizohen.

Ai ka deklaruar se Kosova nuk synon ta zëvendësojë praninë e NATO’s dhe KFOR’it, si dhe nuk synon ta realizojë tranzicionin e FSK’së kundër ndonjë shteti tjetër në Ballkan.

Madje, sipas Ramadanit, nga tranzicioni i FSK’së përfiton rajoni.

Ai ka theksuar se kompletimi i sektorit të sigurisë e aftëson Kosovës të kthehet në kontribuues të veçantë në sigurinë rajonale dhe më gjerë.

Temat: