17:00 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vajza e Bleros dhe Teuta Krasniqit vjen me projekt muzikor (Video)

Tara tashmë është e njohur për publikun shqiptar, pasi që prindërit e saj janë fytyra publike. Vajza nga martesa e dështuar e Bleros dhe Teuta Krasniqi është tejet e talentuar, ajo madje po shkon drejt hapave të babait të saj, shkruan Indeksonline.


Tara sot ka lansuar edhe projektin e saj të parë muzikor, në bashkëpunim me një shoqe të saj. Ndërsa kënga i përshtatet moshatarëve të saj dhe mban titullin “Shoqe Kallamoqe”. Ne i urojmë suksese asaj në rrugën që ka nisur./Indeksonline/