10:40 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Vajza e Jakup Krasniqi: Babi sot po festojmë, ndonëse me trup jo, ti je në zemrat tona

E bija e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, ka kujtuar sërish babain e saj për një datë të rëndësishme për familjen.

Në 29-vjetorin e martesës së prindërve, Gresa shkroi disa fjalë për Krasniqin.

Ajo tha se po vazhdojnë ta presin me padurim dhe se po festojnë për të, për dashurinë tuaj.

Ndryshe Krasniqi vazhdon të jetë në Hagë, pas ngritjes së aktakuzës që iu bë nga Dhomat e Specializuara.

Shkrimi i plotë:

Babi,

Sot, po festojmë 29-vjetorin e martesës tënde dhe mamit. Madje, ia kemi dhuruar edhe buqetën me lule që t’i gjithmonë ia dhuron.

Sot po festojmë, e pranë nesh, ndonëse me trup jo, je dhe ti në zemrat dhe mendjet tona.

Po festojmë per ty, për dashurinë tuaj!

Të presim me padurim!