Vajza e Teuta Krasniqit habit me rezultatin në testin e inteligjencës
Aktorja e njohur kosovare Teuta Krasniqi, pavarësisht suksesit në karrierë, e vlerëson më shumë rolin e nënës.
Mbrëmjen e sotme ndau një moment të veçantë me vajzën e saj Kaia, e cila mori rezultat të lartë në testin e inteligjencës, shkruan Indeksonline.
Aktorja shprehu krenarinë dhe falënderoi psikologun për profesionalizmin, duke theksuar përkushtimin e familjes në zhvillimin e vajzës.
“Pafundësisht e lumtur për nivelin e lartë të së Kaia-s nga testimi intelegjencës”, ka shkruar ajo./Indeksonline/


