20:46 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Vajza poston foto nga ditëlindja, 12-vjeçarja “sulmohet” për veshjen dhe krijon polemika mes ndjekësve

Një 12-vjeçare është bërë e njohur në Facebook nga fotot e saj. Ajo quhet Vanelly GS dhe së fundmi ka postuar foto nga festa e ditëlindjes, por nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit e saj apo miqtë virtualë.

Në imazhet që janë bërë virale vajza paraqitet me tullumbace që shënojnë numrin 12 për ditëlindje dhe një fustan rozë.

Ky postim i Vanelly është shpërndarë më shumë se 7 mijë herë dhe ka gjeneruar reagime të ndryshme, ku shumë i thoshin se veshja e saj ishte për vajza më të rritura.

Megjithatë 12-vjeçarja nuk ua la mangut, pasi realizoi një video përmes së cilës shpjegonte se ajo kishte zgjedhur këtë veshje me makijazh vetëm për të bërë fotot e ditëlindjes, si një dhuratë për vete.

Por fotot e tjera të Vanelly nuk e dëshmojnë këtë.

Në fakt sot është e vështirë t’i dallosh adoleshentet nga mosha e tyre, apo jo?