20:07 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vajza shkon për të kërkuar punë si shitëse, përgjigja e shefit e lë pa fjalë [Foto]

Realiteti shqiptar për të gjetur punë në profesion pas mbarimit të shkollës, është i pashpresë. Të rinjtë shpesh u drejtohen pozicioneve më të “arritshëm” ku me pak alë “nuk u duhet mik” për ta fituar e megjithatë edhe këtu u duhet të përballen me sfidat e jetës.

Mirësjellja është kthyer në një vlerë të harruar për shqiptarët prej kohësh tashmë. Shumë punëdhënës kanë implementuar në sistemin e tyre të punësimit, diktaturën dhe sjelljen egoiste e të pasjellshme ndaj personave tek të cilët mbështeten për punën e tyre.

Ndërkohë që shumë mund ta durojnë diçka të llë, ata që respektojnë dinjiten e tyre u japin përgjigjen e merituar megjithëse puna mund të jetë prioritet në jetën e tyre si për nga ana e plotësimit të vetvetes, por edhe ajo ekonomike.

Një skenë e shëmtuar i ka ndodhur një vajze të re e cila ishte ofruar për t’u punësuar në një nga dyqanet më të famshëm për aksesorë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Ajo pasi ka kërkuar me mirësjellje shpjegime në lidhje me detyrat që do të bënte si shitëse, gjuha arrogante e përdorur nga punëdhënësi i theu shpresën se do të niste një punë.

Vajza shkruan:

Përshendetje Jeta osht Qef. Pash një njoftim për punë, duke qenë se jam e papunë për momentin. Në njoftimin përp unë ishte vetëm numri i kontaktit, për të komunikuar ne ëhatsapp. Përgjigja që mora tregon një realitet të dhimbshëm dhe gjithashtu qesharak që ndodh rëndom ne vendin tonë për fat të keq.

Është bërë si i zakonshëm ky lloj komunikimi. Unë kam dhënë intervista shpesh pune dhe ky s’është i vetmi rast…”