15:39 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lirohet nga paraburgimi shefi i Audi

Ish-shefi ekzekutiv i Audi, Rupert Stadler, është liruar nga paraburgimi, një gjykatë e Mynihut konfirmoi sot për Reuters.

Asnjë detaj nuk është dhënë përse Stadler është liruar pasi ai ende është nën hetim nga prokurorët e Mynihut për mashtrime dhe reklama të rreme në lidhje me skandalin e mashtrimit të emetimeve të naftës Volkswagen.

Stadler u arrestua në mes të qershorit pas bastisjes së bërë në banesën e tij nga prokurorët e Mynihut. Nuk është bërë asnjë akuzë zyrtare kundër tij, por prokurorët vendosën ta arrestonin atë, pasi mendonin se ai mund të pengonte hetimet e vazhdueshme të skandalit ‘dieselgate’. Ai mbetet ekzekutivi më i lartë i grupit Volksëagen që arrestohet në lidhje me skandalin.

Menjëherë pas arrestimit të Stadler, Audi insistoi që ai duhet të konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet fajtor. Mbetet të shihet se sa do të vazhdojnë hetimet. /IndeksOnline/

Temat: