11:20 / E Martë, 20 Prill 2021 / A. M.

Vaksinat e SHBA-së së shpejti në Kosovë, presidentja Osmani falënderon Bidenin!

Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden,  për letrën e tij të përzemërt në emër të popullit amerikan.

Ajo ka shkruar se presidenti Biden në këtë letër ka theksuar se partneritetin e gjatë mes dy vendeve tona të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, duke përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën.

“Ai poashtu ka theksuar se do të punojë me ne në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike.

Në veçanti, e falenderoj Presidentin Biden që i është përgjigjur letrës sime të datës 19 mars lidhur me ndihmën në drejtim të sigurimit të vaksinave, si prioritet numër një i institucioneve tona. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me ekipin tim për realizimin e këtij synimi.

Në letrën e Presidentit Biden theksohet, gjithashtu se ShBA-të, mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë. “ShBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”, thuhet në letrën e Biden”, ka shkruar Osmani. /Indeksonline/

No photo description available.
May be an image of text that says 'Thank you also your March 19 letter on Kosovo's for COVID-19 vaccines. My administration has made priority working with bilateral and multilateral partners mobilize response pandemic. The United States has provided initial billion contribution support COVAX supply safe effective vaccines countries and pleased has begun receiving vaccine allotment from COVAX. we increase vaccine supplies United States, exploring options to work with partners o share team will remain in touch with you these efforts develop. Please accept my best wishes as you take office. Sincerely, .Rsa 1'