20:36 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Valdete Daka e konfirmon: Ky është kryetari i ri i Istogut

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka treguar  rezultateve preliminare nga te gjitha vendvotimet të komunës së Isogut.

Sipas saj,  Gani Dreshaj ka fituar 50.1 për qind të votave ndërsa Haki Rugova 49.9.

“Pasi te sjellet materiali i ndjeshëm do numërohen edhe votat me kusht dhe atyre me post”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë të ditur se nga ora 19.00 ka nisë të rrjedhë afati 24 orësh i ankesave lidhur me procesin e sotëm zgjedhor./Indeksonline/