23:06 / E Mërkurë, 29 Gusht 2018 / indeksADMonline

Valon Murati: Qe çka humb e çka fiton Kosova me ridefinim të kufijve

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka deklaruar se ata që po thonë se me ridefinim të kufijve, humb Kosovë, e kanë gabim.

Sipas tij ata janë duke shkaktuar panik, duke u përpjekur të tmerrojnë njerëzit dhe duke i dezinformuar ata, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Po thonë me ridefinimin e kufijve, Kosova humb. Po shkaktojnë panik. Po përpiqen të tmerrojnë njerëzit. Po i dezinformojnë qëllimshëm.

Po çka humb Kosova me ridefinimin e kufijve:

– Humb të drejtën e vetos së serbëve për ndryshimin e Kushtetutës dhe ligjeve vitale, që e kanë bërë Kosovën shtet jofunksional (kujto bllokimin e ushtrisë);
– Humb mundësinë që të na instalohet asociacioni i komunave serbe në Kosovë;
– Humb mundësitë që vazhdimisht të destabilizohet Kosova nga pjesë që nuk është luajale me të.
– Humb mundësinë që në Kosovë të ketë në vazhdimësi tensione etnike, që mund të çojnë deri në konflikte të izoluara në të ardhmen.

E çka fiton Kosova:
– Fiton Kosovën Lindore
– Fiton funksionalitetin e shtetit
– Fiton sovranitetin e plotë.
– Fiton mundësinë që të fillojmë të merremi me problemet jetësore, ekonominë, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, arsim, shëndetësi, mirëqenien social etj.
– Fiton paqen e stabilitetin.
– Fiton mundësinë për të filluar për të vendosur raporte normale me Serbinë.
– Fiton mundësin për të vendosur për bashkimin me Shqipërinë, apo formën që mund të ketë ky bashkim.