18:37 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

Valverde i përgjigjet pyetjes nëse do ta inkuadroi Messin ndaj Leganes

Ernesto Valvderde ka kërkuar ecuri pozitive nga skuadra e tij në ndeshjen e radhës ndaj Leganes. Trajneri i Barcelonës e ka quajtur Leganesin si skuadër të vështirë për tu mposhtur.

Valvderde ka treguar në konferencë për situatën e Messit dhe gjasat që ai ka për të luajtur në këtë ndeshje.

“Kemi përpara vetes një kundërshtarë të fortë për të mposhtur. Ne nuk jemi ende kampionë, andaj na duhen 3 pikë me çdo kusht. Nuk e di nëse do të luaj Messi. E kemi një seanc para ndeshjes dhe pas saj do të vendoset nëse Messi do të luaj apo do të mungoi” ka thënë Valverde./Indeksonline/

Temat: