08:39 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Valverde: Jam i lumtur me kualifikimin, Interi di t’i fitojë pikë në minutat e fundit

Goli i Malcom vetëm dy minuta pasi u fut në fushën e lojës e vendosi Barcelonën në një pozitë të këndshme duke u kualifikuar në fazën e ardhshme të Champions Leagues.

Dhe trajneri, Ernesto Valverde është shprehur i lumtur me kualifikimin e mëtutjeshëm.

Goli i Mauro Icardit e shpëtoi Interin nga humbja, megjithatë, një pikë mjaftoi për katalunasit, transmeton IndeksOnline.

”Ne donim që ta mbanim epërsinë, bëmë gjithçka që kemi mundur, por në fund jemi të lumtur sepse ia dolëm të kualifikohemi”.

”Bëmë një ndeshje të mirë, kualiteti i Interit është se ata e dinë se si të mbrohen”.

”Ata kanë fituar shumë pikë në minutat e fundit të ndeshjeve”, u shpreh Valverde./IndeksOnline/