19:23 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vashat e Mitrovicës fitojnë edhe ndeshjen e dytë, me një këmbë në Ligë të Kampionëve

Ekipi i femrave i Mitrovicës në futboll ka fituar edhe ndeshjen e dytë të garës kualifikuese në Ligë të Kampionëve.

Vashat mitrovicase mposhtën 2:0 ekipin e NSA Sofia të Bullgarisë pasi paraprakisht kishte mposhtur edhe Olimpia Cluj të Rumanisë me rezultat 2:1, shkruan Indeksonline.

Golat i shënuan Ambra Gjegji n 137 minutën e 28 dhe Liridona Syla në minutën e 50.

Ekipi kosovar është shumë afër të kualifikohet tutje pasi që ka 6 pikë ndërsa Breznica e Malit të Zi do t’i ketë 4 pasi është duke fituar 3:1 ndaj Olimpia Cluj.

Vashat kosovare do të ndeshen me Breznicën në lojën e fundit e cila do të jetë vendimtare për to.

Mitrovicës do ti kryente punë edhe barazimi për të shkruajtur historinë, raporton Indeksonline.

Në këto gara kualifikuese janë 10 grupe ku të parat e secilit grup kualifikohen duke iu bashkangjitur 22 ekipeve tjera në garën më prestigjioze në Evropë./Indeksonline/