11:52 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vasilika Hysi: Kosova humbi një ndër martirët e saj

Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi në seancën komemorative kushtuar veprimtarit të shquar Adem Demaçi, e quajti atë, dijetar, patriot, humanist dhe kalorës të paqes.

“Humbëm një njeri të madh e të jashtëzakonshëm. I njohur dhe i respektuar kudo që jetojnë shqiptarët. Kosova humbi një ndër martirët e saj”, tha ajo.

Hysi tha se Demaçi kishte thjeshtësi dhe madhështi.

Seana ka përfunduar, ndërsa, aktualisht kanë nisur homazhet në hollin e Kuvendit