10:13 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë kolonat në Merdarë, gati tre orë pritje

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur që kolonat nuk mungojnë as sot në pikat kufitare, sidomos në Medarë.

Sipas të dhënave të fundit të kësaj qendre, në orën 10:00 pritjet për hyrje janë 10 deri në 20 minuta por për dalje pritja shkon deri në 150 minuta, pra gati tre orë.

Po ashtu, pritje deri në 1 orë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, kurse në Vërmicë deri në 40 minuta./Indeksonline/

Temat: