Mediat serbe: Egjipti synon të tërheqë njohjen e Kosovës!
Egjipti mund të ndryshojë mbështetjen e pavarësisë së Kosovës, kështu duke tërhequr njohjen e pavarësisë.
E përditshmja serbe Novosti, ka raportuar sot se pak ditë më parë një nga gazetarët më të njohur egjiptian, Abdel Latif el Manjavi ka botuar në të përditshmen ‘Al masri al-journ’ artikullin “A është koha ta pyesësh vendimin e vëllazërisë”, transmeton Indeksonline.
Cairo në kohën e qeverisë së vëllazërisë myslimane ka njohur shtetin e Kosovës më 26 qershor 2013.
Ndërkohë duhet shtuar se përgjatë kohëve të fundit mediat serbe kanë pasur një raportim të ngjeshur lidhur me tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shtete te huaja e që asnjë prej tyre nuk doli të jetë e zyrtarizuar./Indeksonline/