Vazhdojnë ndeshjet e javës së 27-të në Superligën e Kosovës
Gjatë ditës së sotme do të luhen ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës.
2 ndeshje zhvillohen, me të dyjat që janë më të rëndësishme se tjetra.
Vëmendja do të jetë në Gjilan, ku Drita do të tentojë të rikthehet në krye të tabelës ndaj Malishevës.
Ndërsa po ashtu zhvillohet edhe ndeshja mes Drenicës dhe Prishtinës, në stadiumin “Bajram Aliu”.
Të dyja këto luhen sot në orën 15:00./IndeksOnline/

