Vazhdojnë pritjet në pikat kufitare, tek Dheu i Bardhë deri në dy orë
Kolonat në pikat kufitare të Kosovës janë duke vazhduar.
Të shumtë janë mërgimtarët që zgjedhin të vijnë në vendlindje dhe t’i kalojnë ditët e pushimit.
Por padyshim dhe këtë vit ata po përballen me kolona të gjata dhe të mundimshme.
Këtë herë kolona më të gjata ka në pikën kufitare Dheu i Bardhë deri në dy orë kurse në Merdare kolona është vetëm 10 minuta, transmeton Indeksonline.
Ndërsa në dalje kolonat tek Dheu i Bardhë është një orë e në Merdare deri në 20 minuta./Indeksonline/