07:13 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vazhdon dialogu, Thaçi takohet sot me Vuçiq në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tashmë gjendet në Bruksel ku pritet të takohet sot me homologun e tij serb Aleksander Vuçiç në vazhdën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhenieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter, duke thënë se do të jetë një takim i vështirë me homologun e Serbisë, por është e domosdoshme për të arritur marrëveshjen përfunditmtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Indeksonline.

Ai po ashtu bëri të ditur se vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtaresimin në Kombët e Bashkuara për Kosovën.

Statusi i tij i plotë gjatë ditës së djeshme:

“Gjatë rrugës për në Bruksel për një takim tjetër të vështirë me homologun e Serbisë, por një të domosdoshme për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Serbisë dhe Serbisë. Vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtarësimin në KB për Kosovën.”

Ndryshe, këshilltari i presidentit, Bekim Çollaku ka bërë të ditur se në këtë takim do të diskutohet për modalitete e një marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/