11:17 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vazhdon greva e administratës së gjykatave e prokurorive

Greva e punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive ka hyrë në ditën e pestë.

Kërkesa e grevistëve është rritja e pagave 100% për rreth 2 mijë punëtorët e administratës dhe rregullimi i statusit të tyre.

Ndërkaq, Zyra e kryeministrit ka deklaruar se është duke punuar intensivisht në ligjin për pagat, i cili do të dërgohet për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.