Vazhdon kërkimi për 12 fëmijët e bllokuar, shpëtuesit po luftojnë me motin
Ekipet e shpëtimit po garojnë kundër shirave dhe kohës së keqe për të liruar 12 djemtë dhe trajnerin e tyre të futbollit. Këta të fundit janë bllokuar në një shpellë e cila është përmbytur në Tajlandën Veriore.
Kurse, rreziku për jetën e tyre po vazhdon sidomos tash që po pritet që brenda pak ditësh të ketë përmbytje, duke rrezikuar kështu xhepin e shpellës ku ata për momentin janë strehuar.
Adoleshentët dhe trajneri kanë 12 ditë që janë bllokuar dhe ekipet e shpëtimit po luftojnë me motin e dobët për shpëtimin e tyre.
Ata janë gjetur nga zhytësit në një shteg shkëmbor rreth 4 km, por nuk kanë mundur të nxirren që aty. Të paktën të ngujuarit në shpellë janë furnizuar me ushqime, batanije dhe barna, madje edhe me kabllo të cilët u mundësojnë që ata të komunikojnë me familjet e tyre./Indeksonline/