06:20 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Vazhdon seanca sot, këto janë pikat e rendit

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancën e radhës plenare, e cila është vazhdim i seancës së fundit.

Në seancën e cila nis nga ora 10, janë pesë pika të rendit të ditës, shkruan Indeksonline.

Ja pikat që do te diskutohen:

  1. Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
  2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
  3. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,
  4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa. /Indeksonline/

 

 

Temat: