17:32 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vazhdon tmerri për tifozët e Lazios – ua vendosin dy koka derri në dyer

Raportohet se dy koka të derrave janë vendosur në dyert e hotelit ku tifozët e Lazios po qëndrojnë në Marseille.

Ka pasur përleshje mes të dyja tifozërive, derisa një francez dhe dy italian pësuan lëndime trupore.

Sipas La Provence, tensionet janë rritur shkaku i dallimeve politike, për shkak të pikëpamje të ndryshme në këtë aspekt, transmeton IndeksOnline.

Tani, gazeta në fjalë shkruan se tifozët e Lazios janë duke u shenjëstruar nga francezët.

”Ne do të kthehemi në Romës”, tha një tifoz, emri i të cilit është ndërruar, shkruan Cittaceleste.

”Është rrezik këtu. Ata janë duke i sulmuar lazianët. Dje na ndjekën deri në kafene, ata janë duke u vënë pas nesh sërish”.

”Nuk mund të largohemi nga hoteli sepse ata po na presin jashtë. Është turp ajo që bën ata për ne në dyer – vendosën dy koka të derrit”./IndeksOnline/