14:48 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

“Vdekja e ngadaltë” e makinave dizel në Amerikë!

Makinat dizel duket që nuk kanë më dashuri të mjaftueshme. Kjo është veçanërisht e vërtetë në Shtetet e Bashkuara.

Në Evropë, përdorimi i naftës ka qenë gjithmonë më prezent se sa është në SHBA. Ndërsa teknologjia e automjeteve elektrike vazhdonë të përparoj, tregu i nafës po vazhdon të ulet atje.

Sipas The Telegraph, eksperti i automobilëve David Bailey thotë se pjesa e tregut të naftës po zvogëlohet. Ai thotë se ka një “shpërthim stuhish” tani, e që ka gjasa të vazhdojë të ushtrojë presion mbi makinat me naftë.

Vitin e kaluar, kërkesa për makinat e reja me naftë ra për 17,1 përqind në Britani të Madhe. Ndërkohë në vitin 2016, nafta mbulonte 47,7 përqind të tregut, duke rënë në 42 përqind vitin e kaluar.

Rënia mund t’i atribuohet PR-së së keqe në lidhje me ndotjen, rregullat gjithnjë e më të rrepta të qeverisë dhe një rënie në çmimet e makinave të përdorura të naftës. Një pjesë e kësaj rregulloreje përfshinë një taksë të re për shitjen e automjeteve dizel.

Eksperti Bailey beson se tani është koha që qeveritë të rrisin dhe të përdorin politikën, jo taksat, për të ndihmuar ndryshimin.

“Tani është e qartë, po ka një “vdekje të ngadaltë” të makinave dizel, tani është koha që qeverita të merr iniciativën t’iu ndihmojë atyre që duhet të largojnë makinat e tyre dizel për të kaluar në makina elektrike” . /IndeksOnline/