22:33 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vdes aktori i famshëm hollivudian, Peter Donat

Peter Donat – i cili u shfaq në disa shfaqje të njohura televizive gjatë karrierës 50-vjeçare dhe ka luajtur babain e Mulderit në “X-Files” – ka vdekur, ka njoftuar bashkëshortja e tij, transmeton Indeksonline.

Ai thuhet se vdiq të hënën në shtëpinë e tij në Point Reyes Station, California nga komplikimet e diabetit.

Donati filloi karrierën e tij në vitin 1953 dhe ishte një fytyrë e njohur në televizion për dekada të tëra. Ai luajti në shfaqje si “Mission: Impossible”, “The F.B.I.”, “The Waltons”, “Hawaii Five-O” dhe “Vrasja, ajo shkroi.”

Peter kishte një rol të rëndësishëm në “Who Shot J.R dhe luajti William Mulder në “The X Files”.

Aktori veteran kishte një karrierë të gjatë edhe në Broadway.
Ai ishte 90 vjeç./Indeksonline/