21:24 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vdes aktorja e mirënjohur, ja shkaku

Aktorja Heather North, e cila u bë e famshme falë zërit të saj si personazhi Daphne në filmat e animuar “Scooby-Doo”, ka vdekur në moshën 71 vjeçare, pasi humbi betejën e saj me një sëmundje të gjatë.

North e filloi karrierën në serinë Hanna-Barbera midis viteve 1970 dhe 1986, përpara se të kthehej në rolin e saj gjatë viteve. Kisha e Parë e Krishterë e Veriut e Hollywood, e cila do të mbajë një shërbim përkujtimor për aktoren, konfirmoi vdekjen e saj.

North luajti gjithashtu në emisionet televizive ‘Love American Style’, ‘Adam-12’, etj. Aktorja më së shumti ishte e njohur për karakterin e Daphne Blake-it, e bukura në serialin televiziv të animuar Scooby-Doo, i cili debutoi në vitin 1970.

Ajo ishte gjithashtu e njohur për rolet në bashkëpunim me Kurt Russell në ‘Disney’s The Barefoot Executive’. Ylli luajti rolin e Daphne Blake në vitin 1970 gjatë sezonit të dytë të ‘Scooby-Doo, where are you?’, duke zëvendësuar Stefanianna Christopherson.

Në vitin 1972 dhe 1973 ajo punoi në ‘The New Scooby-Doo Movies’.Pjesë e hit serialit “Scooby Doo” ishin edhe Casey Kasem si Shaggy, Nicole Jaffe si Velma, Don Messick si Scooby-Doo dhe Frank Welker si FredPuna e saj e fundit në serialin e animuar ‘Scooby-Doo’ ishte në vitin 2003.

Aktorja North luajti gjithashtu në disa filma.Në vitin 1965, ajo luajti Elainen në dramën familjare ‘Git’! dhe dy vjet më vonë ajo kishte një rol në ‘Fugitive’. North nuk qëndroi shumë larg Hollywoodit, pasi kishte lindur më 13 dhjetor 1945 në Pasadena të Kalifornisë.

Ajo ishte e martuar me H Wesley Kenney, pasi çifti u takua në grupin e ‘Ditët e Jetës Tonë’.Ai ishte një drejtor i njohur i eventeve ‘Emmy’ që vdiq në janar 2015.