13:31 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Vdes i paraburgosuri në QKUK

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se sot rreth orës 12:05, në Klinikën Infektive në SHSKUK, ka ndërruar jetë i paraburgosuri,  me iniciale M. L, i lindur më 1955.

I paraburgosuri, nga data, 31.12.2018  ishte i hospitalizuar në Kliniken  Infektive të SHSKUK-së, dhe po vuante nga një sëmundje e rëndë.

I njëjti akuzohej për Veprën  Penale; Keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë  vjeçare.

Sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion./Indeksonline/