10:12 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Vdes ish-futbollisti i Anglisë

Ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare ish-sulmuesi i West Brom dhe Asyon Villas, Cyrille Regis.

Regis ishte aktiv në futboll nga viti 1977 deri në vitin 1996, ku në 614 ndeshje shënoi 158 gola.

Ai gjithashtu ka qenë pjesë e Kombëtares së Anglisë, ku ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje.

Në vitin 2004, Regis u votua si heroi i të gjitha kohërave nga West Bromwich Albion në një sondazh të BBC Sport, duke fituar 65% të votave. /IndeksOnline/