10:15 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Vdes këmbësorja që u aksidentua ditë më parë në Fushë Kosovë

Ka ndërruar jetë vajza e cila më 7 janar është goditur nga një veturë në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë ditës së djeshme e aksidentuara e cila ishte duke u trajtuar në QKUK nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga ky aksident, duke ndërruar jetë rreth orës 13:10 minuta.

 Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion./Indeksonline/