14:53 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vdes motra e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri – Ali Berisha anulon konferencën e paraparë të AAK-së

Ka ndërruar jetë motra e kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri dhe varrimi i saj do të zhvillohet sot. Po për sot në AAK-në e Pejës, ka qenë e ftuar që nga dje, konferencë shtypi, në të cilën ishte paraparë të shpaloseshin shqetësimet e nxjerra nga auditori për qeverisjen komunale për vitin 2017.

Për shkak të rastit familjar që i ka ndodhur Muhaxheirt, konferenca në fjalë është anuluar nga ana e kryetarit të ri të degës së AAK-së, Ali Berisha. “Jemi njerëz dhe normal që është e rendit të reflektojmë. Këto gjëra nuk pyesin”, ka deklaruar Berisha.

Ndryshe AAK e Pejës që në mëngjes ka dërguar njoftim për anulim të konferencës në fjalë, në të cilin thuhet se takimi me media shtyhet për shkaqe objektive.