20:51 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / S Z

Vdes një 35-vjeçare në Mitrovicë, bie nga ndërtesa

Një 35-vjeçare ka vdekur pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Mitrovicë.

Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00, ndërsa viktima ka vdekur në orën 18:00 në QKUK

“Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, femër/ kosovare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka konfirmuar Zahiti.

Ai shtoi se hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.