09:17 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vdes një 50 vjeçar në vendin e punës, i bie shtylla e rrymës në kokë

Ndërrimi i shtyllave elektrike ka qenë fatal për një punëtor në komunën e Malishevës.

Punëtori i një kompanie private që ishte kontraktuar nga KEDS-i për t’i ndërruar shtyllat elektrike në fshatin Banjë, ka vdekur pasi gjatë largimit të shtyllave të vjetra njëra nga to i ka rënë në kokë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë për rajonin e Malishevës, Hazir Berisha.

“Po rasti ka ndodhur dje pas orës 16.00 në fshatin Banjë të Malishevës, kjo ka ndodhur derisa i ka monitoruar shtyllat e reja duke i zhvendosur shtyllat e drunit ato të vjetrat. me kamion duke e hjekur një shtyllë aksidentalisht nuk ka shku mirë puna rreth hjekjes së shtyllës, ajo është këput dhe e ka goditur pikërisht atë manipulatorin që ka shërbyer për ta ngarkuar shtyllën në kamion dhe e ka goditur në kokë punëtorin. Personi në fjalë besohet të ketë qenë rreth moshës 50 vjeç”, ka thënë Berisha për Indeksonline.

Ai ka bërë të ditur se punëtori ka vdekur në vend, dhe në shtëpinë e Shëndetit është dërguar pa shenja jete.

Vdekjet në vendin e punës vetëm gjatë këtij viti kanë arritur në 18.