15:59 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vdes një person në Bjeshkët e Istogut, bie me parashutë në mal (Foto)

Para pak minutash në Bjeshkët e Istogut është rrëzuar një parashutë.

Indeksonline mëson se parashuta ka rënë në vendin e ashtuquajtur “Livadhi i Kabashit”.

Nga rrëzimi ka mbetur i vdekur parashutisti, që ra nga një lartësi e madhe.

Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dal menjëherë në bjeshkë, por tashmë ishte vonë.

Indeksonline sjell foto nga vendi i rrëzimit të parashutistit.