10:50 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vdes personi i dytë i përfshirë në incidentin në Shkup

Nga incidenti i mbrëmshëm me armë zjarri i ndodhur në rrugën “Franklin Ruzvelt” në Shkup, ka ndërruar jetë edhe personi i dytë me inicialet A.P (1969), që fillimisht u paraqit si i plagosur.

Nga Qendra e Urgjencës – Shkup konfirmuan se i plagosuri ka mbërritur me shenja jete, por 2 orë pas pranimit në spital ka ndërruar jetë për shkak të plagëve serioze të marra nga armë zjarri.

I shtruar në spital ndodhet personi i tretë të cilit deri më tani i është kryer një ndërhyrje kirurgjikale dhe vazhdon të mbahet në Repartin Intensiv nën mbikëqyrjen e mjekëve./Alsat M/