19:47 / E Mërkurë, 03 Gusht 2022 / Gj. Sh

Vdes portieri legjendar i Milanit

Portieri legjendar i AC Milan, Villiam Vecchi, i cili ishte pjesë po ashtu e stafit të trajnerëve të Carlo Angelottit në Real Madrid, ka vdekur të mërkurën në moshën 73 vjeçare.

Tifozët e Real Madridit do ta mbajnë mend gjithmonë atë si trajnerin e portierëve gjatë 2014, sezonin e La Decimas, një vit në të cilin ai do vendoste për atë se kush do të mbronte, Diego Lopez apo Iker Casillas.

Ai dha idenë që Lopez duhet të luajë në La Liga, me Casillas që do të ishte në portë në finalet e Kupës së Mbretit dhe Ligës së kampionëve.

Formulë kjo që funksionoi, pasi që Real Madrid i fitoi si Kupën e Mbretit ashtu edhe Ligën e Kampionëve, si dhe sfidoi për titull të La Ligës deri në ndeshjen e parafundit.

Vecchi doli si portier nga akademia e AC Milan, duke bërë debutimin e tij më 1967.

Ai ishte pjesë e skuadrës së parë për shtatë sezone, duke fituar Serie A, një Kupë të Italisë, një Super Kupë të Italisë, dy Kupa të Fituesve të Kupave dhe një Kupë Interkontinentale.

Për shumë, ai njihet nga tifozët e AC Milan si “Hero i Selanikut” për pritjet e tij spektakolare në finalen e Kupës së Kupave kundër Leeds United më 1973.

Si trajner i portierëve, Vechi ka punuar në AC Milan, Raggiana, Parma, Juventus si dhe në Real Madrid.

Ai për Los Blancos erdhi në moshën 64 vjeçare dhe menjëherë fitoi dashurinë e të gjithë portierëve.

Ai po ashtu ka punuar edhe me Keylor Navasin gjatë sezonit 2014/15.