10:50 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vdes vajza, prindërit fajësojnë QKMF-në në Podujevë për trajtim të papërgjegjshëm

Një vajzë ka vdekur dje në qytetin e Podujevës, por prindi i saj është ankuar për trajtim të pa përgjegjshëm shëndetësor.

Ankuesi ka raportuar se e kishte dërguar vajzën e tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe pas tretmanit mjekësor, ishte nisur në drejtim të QKUK-së, mirëpo gjatë rrugës vajza e tij kishte ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/