10:25 / E Martë, 27 Prill 2021 / A. M.

Veç kqyrni seri çfarë skandali!

Shkruan: Arlind Sadiku

‘Analisti’ Ardian Llumnica, njëherit kryetar i Komisionit të Garave në Ligën e Dytë dhe pjesë e Lidhjes Rajonale të Prishtinës, ka vendos që ndeshjen e ndërprerë Fushë Kosova – Vjosa me përsërit, duke e fajësu gjyqtarin Patriot Fazliu se ka gabu dhe si rezultat i gabimit të tij, u ardh deri te dhuna (grushtat që i keni pa në TV)!

Çka është paradoks i llojit të vetë, gjyqtari u ndëshku me notën 1 dhe u dënu me 6 muaj! A në të vërtetë, gjyqtari s’ka pas pikë faji sepse ka vepru sipas rregullave të FIFA-s.

Kërkun në botë nuk ndodh kjo, besoni.

Tjetra, ky është një precedent shumë i rrezikshëm, sepse ju lejon klubeve që me kërku përsëritje të ndeshjeve për gabime të gjyqtarëve!

Për t’ia lidh kryet kësaj pune, krejt kjo dyshohet se është bë që FFK mos me i prish punët me dy klubet, e me ja fut gjyqtarit.

A ka kush e heton këtë rast ‘sui generis’ zotërinj?

Tash e tutje, kur gabon referi edhe plas dhuna në fushë, klubet s’kan çka shqetësohen, sepse, përpos që amnistohen për dhunë, FFK-ja iu garanton atyre se do ta përsëris lojën dhe do ta dënojë gjyqtarin 6 muaj.

Sipas tyre, kështu qenka rregullorja e futbollit.

Qe kqyrne dhunën!

A mundeni me besu që ‘analisti’ Ardian Llumnica në emër të FFKs, si kryetar i Komisionit të garave, e ka fajësu gjyqtarin, për këto skena?

Zotëri, prej kur paskeni leju tifozë në tribuna?

Çka lypin ata në fushë me çkep boksa e shkelma?

Qysh mundeni me fajësu referin për këto skena?

Në momentin që kanë hy tifozët në fushë me çkep boksa, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 0-3, përfundon çështja!

Ky i meçmi, ka shku e ka shpik nji nen në statut, kinse gabimi i gjyqtarit e ka shkaktu këtë dhunë edhe klubet janë të pafajshme, ndeshja duhet me u përsërit, delegeti lirohet në procedurë të rregullt, kurse gjyqtari dënohet me 6 muaj!

Allo? A jeni normal?