17:38 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Vedat Muriqi mposht i “vetmuar” skuadrën shqiptare (Foto)

Vedat Muriqi ka “shpërthyer” në një ndeshje miqësore me ekipin shqiptar, FC Kamza.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës shënoi tre gola për ekipin e tij turk, Genclerbirligi në fitoren 4 me 1, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm për Kamzën e shënoi Racic në minutën e fundit të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë.

Kurse për ekipin turk, tre i shënoi Muriqi, kurse një Ahmet Oguz.

Kjo nuk ishte ndeshja e vetme e skuadrave shqiptare kundër atyre turke. Klubi i Skënderbeut u mposht 3 me 0 nga Bursaspor, kurse fitore arriti Kukësi 2 me 1 kundër Kayserispor./IndeksOnline/