10:40 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Muriqi, një qendërsulmues që vrapon 11 kilometra

Paraqitjet e Vedat Muriqit me Fenerbahçen janë vlerësuar lart nga analistët e futbollit, në Turqi.

Sulmuesi kosovar përveç 2 golave që ka shënuar në 3 ndeshjet e para, ai ka ndihmuar ekipin në gjithë aspektet e tjera të lojës.

Edhe pse luan në pozitën e qendërsulmuesit, Muriqi vrapon sikur t’ishte një mesfushor.

Në ndeshjen e fundit kundër Trabzonsporit 25- vjeçari ka vrapuar 11 kilometra. /Indeksonline/